Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si do të jetë moti sot

Dita e mërkurë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Advertisements

Reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe lindje të vendit kryesisht në orët e mesditës, lokalisht në juglindje reshjet marrin karaketer shtrëngatash por në intervale të shkurtëra kohore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, e hera-herës pergjatë vijës bregdetare veriperëndimor dhe zonave luginore në veri të vendit era fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Advertisements

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 4°C deri në 16°C

zonat e ulëta 10°C deri në 20°C

zonat bregdetare 12°C deri në 20

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 13 tetor 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 13 Tetor 2021