E trishtë/ Pas një muaji ‘luftë’, Covid-19 i merr jetën figurës së njohur shqiptare (emri+foto)

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare piktori i njohur Ziso Kamberaj. Mësohet se Kamberaj kishte që prej muajit shtator që luftonte me vdekjen për shkak të infektimit nga koronavirusi, ndërkohë që sot humbi jetën në një spital në Gjermani. Ndonëse atij iu dha mjekim i specializuar, 56-vjeçari nuk arriti që të mbijetonte. Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

Advertisements

Profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin; “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Advertisements

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut, ndërkohë që la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrasja e shqiptarit, dyshohet se djali i tij 13 vjeç e qëlloi në kokë me plumb në kokë
Artikulli tjetër“Ik se të p…”/ Paloma rrëfen situatën ‘tensionuese’ me Edi Ramën