Vrasja e shqiptarit, dyshohet se djali i tij 13 vjeç e qëlloi në kokë me plumb në kokë

Në natën mes të mërkurës dhe të enjtes së javës së kaluar, rreth orës 3:00 të mëngjesit, në qytetin Nancy të Francës, një person u që llua për vdekje nga një armë e zjarrit. Vi ktima në këtë rast ishte një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Advertisements

Mediat në Francë raportuan për këtë rast, duke e shpallur si të dyshuarën kryesore për këtë vr asje partneren e tij, e cila para organeve të drejtësisë kishte dhënë deklarata të paqarta për ngjarjen.

Megjithatë, Prokuroria e Republikës së Nancyt të shtunën njoftoi se për këtë vr asje është ndaluar djali 13-vjeçar i tashmë vi ktimës, raporton “France Bleu”. Ai dyshohet të ketë vr arë babanë e tij me një plu mb në kokë.

Advertisements

Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur si pasojë e problemeve martesore të çiftit. I pandehuri, vëllai i tij dhe nëna e tyre i thanë policisë se 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alk ool atë natë dhe më pas e kishte goditur bashkëshorten e tij.

“Pikërisht në këtë moment djali 13 vjeç, më i madhi nga pesë fëmijët e çiftit, kishte shkuar për të marrë armën e babait të tij. Ka hyrë në kuzhinë ku ishte babai i tij dhe ka shtënë me armë, duke e go ditur babanë e tij në kokë”, ka sqaruar François Perain, prokuror i qytetit të Nancyt, transmeton Zeri.info.

Viktima, që nuk ka pasur precedent të mëhershëm për dhu në, tha prokurori, vdi q po atë ditë në spitalin e Nancyt.

Djali 13 vjeç më pas kishte ikur bashkë me vëllain e tij dhe ishte shëtitur nëpër qytetin Nancy për një kohë në tentim për ta fshehur armën e vrasjes, para se të dorëzoheshin të nesërmen në polici. Edhe nëna e tyre, që po ashtu gjendej nën masën e ndalimit, ka rrëfyer se djali i saj ishte autori i vr asjes, version ky i konfirmuar edhe nga vajza e tyre 7-vjeçare, e cila kishte qenë po ashtu dëshmitare e ngjarjes.

Të gjithë fëmijët e çiftit janë vënë nën kujdes të përkohshëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë/ Përmbytet anija me pasagjerë, deri tani raportohen 15 viktima
Artikulli tjetërE trishtë/ Pas një muaji ‘luftë’, Covid-19 i merr jetën figurës së njohur shqiptare (emri+foto)