24 orë brenda në qeli,Babis nuk del nga frika! Ja si po i kalon ditët në burg

GREQI– Babis Anagnostopoulos nuk vizitohet nga asnjë person në burg. Vrasësi i Caroline, ka frikë të dalë dhe nga qelia e tij e burgut. Protothema.gr shkruan se Babis qëndron gjithë ditën në qelinë e tij, refuzon të dalë në oborrin e burgut pasi ka frikë të mos fotografohet.

Advertisements

Njerëzit që e shikojnë në burg, zbulojnë se piloti shkruan por nuk e ndan me njeri atë që ai po bën në letrat e bardha.

Në repartin e 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa marrëdhëniet me dy personat që ndajnë qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një tjetër të burgosur për borxhe, janë normale.

Advertisements

Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari janë kur merr një punë në mensën e burgut dhe kur del në telefon për të komunikuar me avokatin e tij Alexandros Papaioannidis.

Ditën e djeshme u bë publike në media audio e momentit kur ai mori në telefon policinë, duke rënkuar, pas vrasjes së Caroline.

Përshtatur nga: Protothema.gr

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajme të këqija nga sulmi/ Fiksohen titullarët kuqezinj, ja formacioni i mundshëm i ‘finales’ Shqipëri-Poloni
Artikulli tjetërLëkundje tërmeti në Shqipëri! Ja epiqendra dhe magnituda