Paloma me lot në sy: Humba motrën në moshë të re nga kànceri i gjirit

Sot në Big Brother VIP, e përlotur Paloma tregoi se vdekja e motrës është humbja e më e madhe shpirtërore e jetës së saj. Paloma rrëfeu se motra e saj ka humbur luftën me kancerin e gjirit në një moshë shumë të re.

Advertisements

Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë.

“Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën. Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti”, tha Paloma mes lotësh.

Advertisements

Paloma nuk hezitoi që të bënte dhe një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të mos neglizhuar asnjë shqetësim shëndetësor që mund të kenë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSot protesta për çmimet! Qytetarët rikthehen përballë kryeministrisë, ja kërkesat e tyre
Artikulli tjetërFitojnë gjithmonë, ja shenjat më të mira të horoskopit