Çfarë po ndodh në Elbasan? Aksion blic në vendin ku u vranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Policisë Rrugore po zhvillojnë mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytetin e Elbasanit.

Advertisements

Aksioni po zhvillohet në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”, ku pak ditë më parë u ekzekutuan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efektivët po kryejnë kontrollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është kapja e personave me precedentë penalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak”Çmenduria më e madhe”/ Rrëfehet balerini Ilir Shaqiri: Si e tradhtova gruan! Nisi si një lojë pastaj i thashë do largohem nga shtëpia dhe…
Artikulli tjetërKaos në Bosnje, reshjet e borës shkaktojnë probleme në rrugë, aksidentohen disa makina