Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer aspekte të jetës së tij private gjatë provës javore në “Big Brother VIP”.
Advertisements
Pasi konkurrentja tjetër Arjola Demiri zbuloi detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, Ilir Shaqiri tregoi “çmendurinë e tij më të madhe.
Shaqiri tha se e kishte tradhtuar gruan, madje në një moment i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia.
Advertisements
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.
Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.
“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai, raporton TCH.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!