E paralajmëroi meteorologu gjerman, kaos dhe përmbytje masive në Greqi, po Shqipëria?

Shumë qytete në Greqi, mes tyre Athina është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu dhe ere pasditen e sotme. Reshjet kanë shkaktuar kaos në qarkullim. Një pjesë e përrenjve dhe lumenjve kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Advertisements

Shumë shtëpi janë përmbytur. Moti i keq me reshje të dendura pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Por jo vetëm në Greqi. Ajo që po ndodh sot në vendin fqinj, Greqi u paralajmërua nga një meteorolog gjerman, i cili theksoi se gjithashtu edhe pjesa jugore e Shqipërisë do të preket nga i njëjti nivel i stuhisë që do të shkaktojë përmbytje.

Ditën e sotme meteorologia Lajda Porja theksoi se duke filluar nga mbrëmja e sotme pritet që mbi vendin tonë të ketë reshje të dendura shiu, por edhe dëbore në zonat malore në veri dhe verilindje të vendit./ Abcnews.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOriola Marashi nuk i lë vend imagjinatës, modelja shfaqet me dekolte të hapur/ Ja postimi në rrjetet sociale
Artikulli tjetërNga tanket te avionët, Greqia apo Turqia, kush është më e fortë ushtarakisht?