E paralajmëroi media gjermane, stuhia shkatërrimtare godet ishullin grek, nisin evakuimet urgjente

Pak ditë më parë media gjermane “focus.de” paralajmëroi reshje të dendura shiu dhe përmbytje të mëdha në Greqi dhe Shqipëri, duke bërë thirrje që qytetarët të merrnin masa për të mos rrezikuar jetën.

Advertisements

Paralajmërimi ishte i saktë, pasi ishulli grek Evia është përballur ditën e sotme me një stuhi shkatërrimtare dhe përmbytje masive. Era e fuqishme ka shkulur edhe çatitë e shtëpive, ndërkohë që disa banesa janë përmbytur nga uji.

“Dhjetëra shtëpi janë përmbytur; përrenjtë dolën nga shtrati edhe pse shiu zgjati vetëm disa orë. Kjo është shenjë se ky dimër ka për të qenë shumë i ashpër”, u shpreh guvernatori George Kelaiditis.

Advertisements

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo të vdekur, ndërkohë që autoritetet kanë nisur evakuimet urgjente të banorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMariana Kondi revoltohet me Ministren e Ramës: Përse më hoqe moj motër? Do vijë një ditë …
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh!? Fifi dhe Graniti nuk ndahen, dyshja filmohen në momente private në dhomën e gjumit