Si i fuste Florian Marku ilaçet kontrabandë dhe i shiste trefish për të prekurit me COVID

“ABC” zbardh skemën se si 6 personat e arrestuar dy ditë më parë kryenin kontrabandë të ilaçeve anti-Covid dhe i shisnin ndaj personave të prekur nga koronavirus. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se gjatë hetimeve 10 mujore, oficerët e policisë kanë kryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve kontrabandë.

Advertisements

Blerjet e stimuluara janë kryer nga oficerët më shumë se sa 5 herë për ilaçe të ndryshme anti-Covid që nuk rezultonin të regjistruara apo se mund të kishte gjendje në depot farmaceutike. Operacioni për arrestimin e 6 personave, 4 prej të cilëve administratorë farmacish, u krye me urdhër të Prokurorisë mbrëmjen e të premtes.

Mes të arrestuarve është edhe 39-vjeçari Florian Marku, administrator farmacie. Referuar Qendrës Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, ai zotëron 3 farmaci në zona të ndryshme në Tiranë, të regjistruara si “Flori”, “Flori 2” dhe “Flori 3”. Burime pranë grupit hetimor konfirmuan për “ABC” se, nëpërmjet një pike kufitare, medikamentet mjekësore kalonin në doganë pa u regjistruar. Ato fshiheshin kryesish në kamionë me produkte të ndryshme.

Advertisements

Pasi mbërrinin në vendin tonë, ilaçet shpërndaheshin në këto farmaci dhe më pas u shiteshin qytetarëve të prekur nga Covid me 2 apo 3-fishin e çmimit të tregut. Policia arrestoi edhe 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu. Nga hetimet ka rezultuar se ajo kishte rolin e ndërmjetëses që porosiste ilaçet nga jashtë vendit, për llogari të farmacive në vendin tonë. Këto medikamente, 64-vjeçarja ia jepte vëllait të saj, Jani Papuli. Ky i fundit kishte rolin e korrierit duke i shpërndarë ato nëpër farmaci.

Ky operacion u kodua me emrin “Përfitimi”. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruar barna të ndryshme.

“ABC” mëson se nën hetim janë edhe 6 farmaci të tjera dhe në banesat e administratorëve të tyre janë kryer kontrolle të imtësishme. Tashmë, të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

Të arrestuarit;

Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie

Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie

Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë

Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu

Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie

Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMijëra euro shpërblime! Ja sa kanë fituar futbollistët e Kombëtares nga ndeshjet drejt botërorit “Katar 2022”
Artikulli tjetërTrafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë