Kancelari austriak Sebastian Kurz ka njoftuar dorëheqjen mbrëmjen e sotme, pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij.
Advertisements
Ai u shpreh se kjo është një përpjekje e tij për të shuar krizën qeveritare që ka kapur
Austrinë, pasi Prokuroria njoftoi se ndaj kancelarit është hapur një hetim, pasi ai akuzohet se ka paguar shuma të mëdha te një gazetë për të propaganduar mbi figurën e tij.
35 vjeçari tha se ka propozuar që Ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg të jetë zëvendësuesi i tij, ndërsa vetë Kurz planifikon të bëhet kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!