“Martohu me mua”, 31-vjeçari shqiptar hyn në shtëpinë e vajzës dhe e kërcënon që të pranon propozimin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dimal, ku një 31-vjeçar ka hyrë pa leje në shtëpin e një vajze duke e kër cënuar që të pranojë propozimin për martesë.

Advertisements

Policia njofton se shtetasi B.C., 31 vjeç, ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëfim i pazakontë i Sabianit: Kam qenë në paraburgim, ja arsyeja
Artikulli tjetër“Ramë, Ramë, mos harro që the se do jesh i qetë”, Rama nxehet keq kur Lapaj i publikon premtimin e 8 viteve më parë