Sot kryeministri Edi Rama ka “provuar” ndjesinë e të qenit një qytetar i thjeshtë. Ai dhe eskorta e tij janë bllokuar në trafikun e krijuar nga shiu që “paralizoi” pjesën më të madhe të rrugëve të Tiranës.
Advertisements
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Euronews”, edhe vetë Rama ka mbetur në trafik rrugës teksa shkonte për në Kuvend, duke kuptuar kështu edhe “hallet” me të cilat duhet që të përballen të gjithë drejtuesit e mjeteve në Tiranë. Por jo të gjithë e kanë mundësinë që ta kalojnë trafikun në një supermjet luksoz si ai i kryeministrit.
Të paktën tani që e kaloi vetë një situatë të tillë, me të cilën qytetarët përballen sa herë bie shi në Tiranë, do të dijë kujt ti kërkojë llogari.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!