“Bëhu egoiste dhe sulmoje keq”/ Zbulohet skenari i “Përputhen”, në prapaskenë dëgjohet një zë që i flet Alvisës (VIDEO)

“Për’puthen Prime” ka nisur ngjarje të pazakonta, ish-i dashuri i njërës prej vajzave, u bë pjesë e programit.

Advertisements

Hysen Rama, është konkurrenti më i ri në “Për’puthen”, por ai është njëkohësisht ish-i dashuri i Alviës, me të cilin ka pasur 3 vjet lidhje.

Menjëherë pas hyrjes së tij, Alvisa u largua nga studio, e pas saj edhe Bruno, për t’i qëndruar pranë.

Advertisements

“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”, tha Hyseni, pas largimit të Alvisës.

Pasi e mori veten, Alvisa u rikthye sërish në studio.

Publiku mendon se e gjitha kjo është një lojë e autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, vetëm për shikueshmëri.

Ndërkohë një faqe Ië Instagram ka publikuar një video ku dëgjohet një zë duke i thënë Alvisës: “Bëhu egoiste dhe su lmoje keq”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Kush është politikani shqiptar i përfshirë në “Pandora Papers”?(Emri)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Zjarri “përpin” lokalin në kryeqytet, tymi mbulon zonën (PAMJE)