Ekzekutohet shqiptari në Athinë.
Advertisements
Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, konkretisht në një kafene në rrugën 104 Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të Athinës.
Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.
Advertisements
Shqiptari i është dërguar me auto-ambulancë për në spital, ku dhe ka humbur jetën. Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas mediave greke Agios Panteleimon është një zonë që kontrollohet nga bandat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!