Lefterie Dhimo u gjet e vdekur ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Himarë, pranë kazanit të rakisë, ku dyshohet se kishte vdekur prej disa ditësh.
Advertisements
Nëna e Pirro Dhimës ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Para 1 muaji ka qenë në Himarë djali i vogël. I ka kërkuar ta marr me vete, por Nëna i ka thënë që do digjte një herë rakinë. Kishte bërë dhe vaksinat të dyja së fundmi.
Ditën e sotme është bërë dhe ceremonia mortore e 75 vjeçares, nëna e Pirro Dhimos, peshngritësit shqiptar. Ky i fundit ka ardhur nga jashte dhe ka marrë pjesë në varrimin e të ëmës. Ne videon e siguruar nga Fax News, ai shihet duke i dhënë dorën njerëzve të pranishëm në ceremoni, si edhe duke qarë në fund kur i jepet lamtumira e fundit të ndjerës.
Advertisements
Të afërmit e të ndjerës kanë folur për Fax News. Njëra prej tyre tregon dhe takimin e fundit të martën, kur e ndjera i ksihte thënë se do të vinte përsëri dhe kjo i kishte thënë të vish patjetër.
E moshuara, nënë e tre fëmijëve, thotë mes lotësh, se kështu do të vdesin të gjithë, pasi fëmijët kanë ikur dhe ata kanë mbetur vetëm.
Flasin të afërmit
I afërmi 1: Nëna e Pirro Dhimës ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Para 1 muaji ka qenë në Himarë djali i vogël. I ka kërkuar ta marr me vete, por Nëna i ka thënë që do digjte një herë rakinë. Kishte bërë dhe vaksinat të dyja së fundmi.
E afërmja 2: Zonjën e kisha kushërirë. Me shëndt kishte ca sëmundje si të pleqërisë. E kishte bërë vaksinën. Ishte vetëm. Nga zemra iku, pati infarkt. Të gjithë vetëm jemi.
E afërmja 3: Kam tre fëmijë, jam me diabet, me të gjitha sëmundjet. Vetëm jetojmë me burrin. Të martën ishte me mua në darkë. Më tha do vij prapë. Të vish i thashë. Ishte goxha zonjë. Dy djem ka, njërin e kishte në amerikë po shyqyr u ndodh në Athinë. Mëe fëmijë dhe pa fëmijë ja kshu do vdesim të gjithë, të jemi mirë. Kur nuk i ke fëmijët nuk je mirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!