“Po na vrasin”, çfarë i tha së ëmës në telefon shoku i Aldi Ramës. Diskutimet në gjykatë gjatë dhënies së masës së sigurisë për dy të rinjtë

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makine me Aldi Ramën, kur i riu qëlloi për vdekje oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxhën, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Advertisements

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 2 orë, dy të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza, por vetëm avokatet e tyre të cilët kanë kërkuar një masë më të butë me pretendimin se ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe se nuk ka element të veprës penale.

Por pasi dëgjoi palët, gjyqtarja Elsa Ulliri, pranoi kërkesën e Prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, për veprat penale “Moskallëzim Krimi”.

Advertisements

AVOKATI: POLICËT S’PATËN MË PLUMBA

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Gjon Huri e cilësoi vendimin e padrejtë, duke akuzuar organet e drejtësisë se po mbrojnë veprimet paligjshme të policisë. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët ishin pa shenja dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve.

Gjykata po mbron veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, në të kundërt do iknin me të. Ata nuk ikën, ndenjën me policët se kur i mbaruan fishekët policëve, u trembën më shumë se ata.

Po të donin kishin ikur se ishin më të fuqishëm se policët, por ata ndihmuan të vinte ambulanca për policin e plagosur. Ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, Do e apelojmë vendimin në gjykatën e apelit dhe drejtësia do të vendoset”, tha Huri.

DOSJA HETIMORE

Ndërkohë referuar dosjes hetimore thuhet se Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit.

Menjëherë pas ngjarjes Kristjan Sherri, ka njoftuar nënën e tij, duke deklaruar se po i vrisnin, referuar të shtënave nga dy efektivet e tjerë të policisë. Ka qenë nëna e të riut e cila ka njoftuar sallën operative të policisë të Lezhës.

Ndërkohë mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës që e la të riun në burg. Jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.

ARRESTOHET XHAXHAI I ALDI RAMËS

Jo vetëm Aldi Rama, por edhe xhaxhai i tij, Baki Rama lëvizte i lirë ditën kur i nipi vrau nën komisarin Saimir Hoxha, duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Baki Rama është lënë sot në burg nga Gjykata, pasi theu ‘arrestin e shtëpisë’, masë që i ishte caktuat për tregti të lëndëve piroteknike, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar për t’u interesuar tek spitali për nipin, pasi kishte marrë vesh lajmin se ai ishte vetë-plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nga policia, ditën kur Aldi Rama qëlloi për vdekje efektivin Saimir Hoxha, Baki Rama nuk gjendej aty. Ai u arrestua në fund të muajit dhjetor të vitit 2020, por më pas gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij.

Aldi Rama ekzekutoi mëngjesin e 28 shtatorit në Ishull Lezhë nënkomisarin Saimir Hoxha, vetëm se ky i fundit i kërkoi dokumentin e identifikimit. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21- vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMomente nga dasma. Momenti emocionues kur përlotet vajza e Mark Frrokut
Artikulli tjetërNjësia Speciale refuzon të largohet nga veriu, shkak mbishkrimi i kamionit të serbëve