Nuk mjafton vetëm kërkesa e një shteti për rikthimin e mekanizmit të pezullimit të liberalizimit të vizave, por kjo ndodh kur shkelet një nga 4 kushtet e këtij procesi.
Advertisements
Kështu e shpjegoi në studion e A2 CNN, përfaqësuesja e Lëvizjes Europiane, Nirvana Deliu. Sipas saj Shqipëria nuk ka një kërkesë zyrtare nga vendet e BE-së për Komisionin Europian për pezullimin e vizave.
“Nuk kemi kërkesë zyrtare drejt KE dhe mekanizmi i pezullimit u vendos si kusht për të bërë liberalizimin e tyre por për Shqipërinë nuk kupton menjëherë pezullimin.
Advertisements
Procesi është i gjatë, teknik përfshihen disa faktorë që vlerësojnë sistemin. Një shtet anëtar mund të bëjë kërkesë për pezullimin.
Janë 4 kushte: Kur kemi 50% të rritjeve të kërkesave të azilit, ne kemi 5%. E dyta kur një numër i lartë që shkelin të drejtën e qëndrimit mbi 50%. Arsye e tretë kur shteti nuk ka bashkëpunim me shtete anëtare për të pranuar qytetarët e vet dhe ne nuk jemi në këtë situatë.
Dhe e katërta kur përbën rrezik të madh për sigurinë publike në shtetin anëtare dhe këtu Shqipëria nuk është problematike. Duhet një nga këto arsye dhe pastaj komisioni merr vendimin”.
Sipas Deliut, pezullimi vizave mund bëhet edhe për vetëm një kategori si rasti i të miturve dhe atyre më precedentë penalë.
“Pezullimi mund të bëhet vetëm për një kategori siç mund të jetë rasti i të miturve të pashoqëruar apo atyre më precedentë penalë”.
Deliu thekson se ka dyfishim të kërkesave për azil, ndërsa apelon që institucionet të kryejnë punë e tyre.
“Kemi rritje të kërkesave për azil, por edhe emigracioni i rregullt ka rritje, kemi dyfishim të shifrave për azil. Sidomos në Gjermani e Francë. Ka disa aktorë që mund të luajnë një rol jo vetëm në menaxhimin e kufijve, por edhe në shkëmbimin e të dhënave për ato kategori që mund të konsiderohen problematike”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!