Erdhi fundi i pandemisë? “Pfizer” fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19!

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Advertisements

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten.

Advertisements

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama pranon për herë të parë si ‘përfitoi’ nga paratë e miliarderit George Soros: “Jam shumë krenar që e kam mik”
Artikulli tjetërKozak ‘godet’ sërish: “Të vijnë prapë se do i ngre përpjetë, tani ata të kërkojnë falje” (VIDEO)