KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situtatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, thotë në një deklaratë Misionit Paqeruajtës, pjesëtarë të së cilit janë parë sot në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Advertisements
KFOR-i thotë se e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun.
“KFOR-i po e monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Advertisements
KFOR-i e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në deklaratë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë për media se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për situatën e sigurisë. Dje, ai ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s e edhe me përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Kur u pyet për shtimin e forcave të KFOR-it në veri, Kurti tha se nuk kanë informacione për këtë, derisa u shpreh se ai nuk merr vendime pa vlerësimet që u vinë nga Policia e Kosovës.
“Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë. Meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë.
Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme, zotin Borell”, ka deklaruar ai
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!