Tërmeti me 1 humbje jete dhe disa të plagosur në Greqi, flet profesori i njohur grek: Qytetarët të qëndrojnë jashtë shtëpive deri në…

Profesori grek i Gjeodinamikës Efthymis Lekkas shprehet se tërmeti i mëngjesit të sotëm në Kretë ishte një “rrufe në qiell të hapur” pasi nuk pritej të ndodhte. Sipas tij, ekspërtet vendas nuk prisnin një tërmet të kësaj shkallë në Kretë pas lëkundjeve të vazhdueshme të javëve të fundit.

Advertisements

Duke folur për mediat greke, Efthymis Lekkas tha se ata nuk e dinë madje nëse kjo është lëkundja më e fortë apo është paralajmërimi i një tërmeti tjetër më të madh.

“Tërmeti i fortë në Kretë ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ne nuk prisnim lëkundje kaq të forta pas tërmeteve që kanë rënë në ishull gjatë kohëve të fundit. Madje ende nuk dimë nëse kjo është lëkundja më e fortë apo do të ketë të tjera më pas. Qytetarët duhet të qendrojnë të qetë dhe të rrinë jashtë shtëpive të tyre të paktën deri në mbrëmje”, tha ai.

Advertisements

Nga tërmeti me forcë afro 6 ballë 1 person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëme ka në dhjetra banesa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia publikon masat e reja, ja çfarë do ndodhë duke nisur që nga dita e sotme
Artikulli tjetërMeteorologia Lajda Porja tregon se si moti do marrë kthesën e befasishme: Do ndodhë menjëherë!