Policia publikon masat e reja, ja çfarë do ndodhë duke nisur që nga dita e sotme

Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat e reja, ndërsa siguron se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga Policia, sidomos gjatë procesit të ndërrimit të turneve.

Advertisements

‘Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë foksuaur disa objektiva.

Në këto objektiva janë përcaktuar për të gjithë drejtoritë bashkëpunimi i Policisë me bordin drejtues të të gjitha institucioneve shkollore, drejtorët, oficerët e sigurisë, bordin e prindërve dhe nxënësit që frekuentojnë.

Advertisements

Gjithashtu në fokus të këtij programi që merret policia kemi dhe masat anticovid që po monitorohen nga policët.

Bashkëpunim kjo bashkë me institiucuionet drejtuese. Njëkohësisht kemi marrë parasysh gjatë fillimit të vitit të procesit mësimor, angazhimin e patrullave dhe ndihmës/specialistëve që shkojnë dhe sensibilizojnë në shkolla për drogën, zbatim të rregullave të qarkullimit, prindërit, bordin e prindërve dhe nxënësit.

Ne deri tani birësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, Policisë, Ministrisë së Arsimit dhe vërejmë me kënaqësi që procesi i bashkëpunimit do të vijojë sa më mirë.

Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për problematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë.

Në secilin komisariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komisariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Policisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të policëve duhet një llogaritje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘fluturon’ në ajër motorrin
Artikulli tjetërTërmeti me 1 humbje jete dhe disa të plagosur në Greqi, flet profesori i njohur grek: Qytetarët të qëndrojnë jashtë shtëpive deri në…