Gazetari boshnjak: Të isha qeveritar në Tiranë apo Shkup, nesër do të deklaroja se ‘Open Balkan’ ka përfunduar

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviç, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Advertisements

Ushtria e Serbisë është rreshtuar shumë afër kufirit me Kosovën ndërkohë që po tregon fuqinë me disa manovra helikopterësh dhe aeroplanësh ushtarakë kundër forcës së Policisë së Kosovës.

Boshnjaku Mujanovic ka thënë se këto zhvillime të fundit do të duhej të frikësonin zyrtarët qeveritarë në Republikën e Shqipërisë apo atë të Maqedonisë Veriore.

Advertisements

“Nëse do të isha ulur në një zyrë qeveritare në Shkup ose Tiranë, do të shikoja me alarm të madh pamjen e tankeve serbe në kufirin e Kosovës. Dhe pastaj unë do t’u thosha shefave të mi se nesër duhet të telefonojmë Beogradin dhe t’i informojmë se “Ballkani i hapur” ka mbaruar”, ka shkruar ai në Twitter./Express/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjermania vendosi, rezultatet paraprake të zgjedhjeve, kush do të jetë pasuesi i Merkel?
Artikulli tjetërMotrat në sherr për pronën, situatë e rënduar tek “Shihemi në Gjyq”