Po kryenin marrëdhënie, gruaja bie nga ballkoni dhe përfundon mbi makinë

Qejfi paguhet, por shpeshherë çmimi mund të rezultojë edhe fatale. Ajo që i ka ndodhur një çifti kinez gjatë marrëdhënies seksuale, mediat e huaja e përshkruajnë mrekulli.

Advertisements

Teksa ishin duke kryer marrëdhënie intime në ballkon, gruaja ka rënë aksidentalisht nga lartësia duke përfunduar në pjesën e sipërme të një makine.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto nga kamerat e sigurisë ku shihet gruaja e cila ishte gjysmë e zhveshur mbi makinën ku kishte rënë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në Kinë në 5 shtator. Fatmirësisht, gruaja nuk pësoi dëmtime të shumta, përveçse dhimbjeve në kurriz.

Pasi ra nga lartësia, i dashuri i saj shkoi për ta ndihmuar. Ai e dërgoi në spital ku qëndroi e shtruar për disa javë, ku aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mbajeni mend këtë…”, avokat Ngjela: Vuçiç është terrorist dhe frikacak prandaj bërtet
Artikulli tjetërGjenerali serb i përgjigjet Shqipërisë për Kosovën: Ushtria duhet të qëndrojnë gati në kufi