I dhanë gabimisht 6 doza të vaksinës “Pfizer”, ja çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares

Virginia është vajza më e vak sinuar në Itali, por ky nuk është një lajm i mirë për të. Më 9 maj në spitalin “Noa” në Massa, asaj iu injektuan gabimisht gjashtë doza Pfizer. Tashmë ajo jeton një makth për tre muaj dhe askush nuk e di se cilat janë efektet anësore.

Advertisements

Ajo konsumon çdo ditë 7 litra ujë dhe sërish ndjehet e dehidratuar.

“Nuk jam mire. Jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Më duket se po jetoj në botën kuantike ku mbretëron pasiguria. Po kaloj një periudhë shqetësimesh fizike dhe psikologjike, kam bërë shumë ditë në spital. Më duhet t’i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme neurologjike, kardiake, imunologjike dhe psikologjike.

Advertisements

Mund të kem një ndryshim të sistemit imunitar. Kam humbur peshë, askush nuk mund të më tregojë kur do të jem përsëri mirë. Ata më thanë se mbidoza do ta anulonte vetë vak sinën dhe për këtë arsye nuk do të kisha antitrupa. Përkundrazi, antitrupat u rritën dy muaj e gjysmë pas injeksionit. Kam vlera që tejkalojnë 60 herë pragun normal me dy doza”, ka thënë ajo, ndërsa shprehet se tashmë nuk mund të sigurojë as pasaportën e gjelbër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModelja shqiptare rrëfen momentin më të errët të jetës: “Po shkoja drejt vdekjes…”
Artikulli tjetërQëlloi me armë 20-vjeçaren në Vlorë dhe hodhi një granatë në lokal, flet 30-vjeçari: Doja ta trembja jo ta qëlloja