Florian Marku ka fituar duelin ndaj ukrainasin Maxim Prodan dhe shpallet kampion i IBF. Një dyluftim që ka zgjatur deri në fund të të gjitha raundeve të planifikuara (10), me goditje dhe kundërgoditje të dyanshme. Sigurisht, me pikë, në fund ka triumfuar “shqiponja” jonë kuqezi, që në disa raste i ka dhënë goditje ballore, të forta dhe direkte kundërshtarit.Trajneri që prej vitesh stërvit Florian Markun është Georgios Armagos. Pas fitores ai i hedh mbi supe flamurin shqiptar Florian Markut.
Advertisements
Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.
“Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.
Advertisements
Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!