Joshua nuk ia del/ Momenti kur Usyk shkatërroi me grushte ish-kampionin e botës dhe i rrëmbeu titullin (Video)

Anthony Joshua nuk ia ka dalë dot të mbrojë titujt e tij në peshat e rënda në boks përballë Oleksander Usyk.

Advertisements

Boksieri ukrainas është shpallur fitues i përballjes i ndeshjes ndaj britanikut duke rrëmbyer kështu titujt botërorë të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.

Gjatë gjithë ndeshjes, Usyk ishte në sulm dhe bëri paraqitje shumë më të mirë sesa ish-kampioni Joshua.

Advertisements

Në sekondat e fundit, Usyk pati një breshëri grushtash në drejtim të Joshuas, që e dërrmuan britanikun.

Usyk mori mbështetjen e të gjithë gjyqtarëve në takimin që u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’. 117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e dhëna nga treshja e jurisë, që të tre në favor të Usyk.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI vetmi që mund të ndalojë Donald Trump nga rikandidimi për Shtëpinë e Bardhë, kush është ky person misterioz…
Artikulli tjetërGjesti i trajnerit grek kur Florian Marku u shpall kampion bote