Përballja e Florian Markut me ukrainasin Maxim Prodan duket se do jetë e fortë pasi edhe daljet e tyre publike të deritanishme janë shoqëruar me shumë tension. Edhe ditën e sotme kur Prodan dhe Marku po bënin matjet e fundit të peshës ka patur tensione mes tyre ndërsa shkëmbyen edhe disa fjalë me ‘kunja’ për njëri-tjetrin. Në një moment Marku i thotë Prodan se kjo është Britania dhe jo Ukraina.
Advertisements
“Këtu është Britania jo Ukraina”.
Ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme mes Markut dhe Prodan kishte një përplasje gjatë konferencës për shtyp, pasi ukrainasi i tha se kishte gabuar që kishte pranuar ndeshjen me të. Ndërsa Marku iu kundërpergjigj duke i thënë se tipat si Prodan i çon në dyqan për të blerë.
Advertisements
FACE OFF 👀 #ProdanMarku #JoshuaUsyk pic.twitter.com/JlQnRfDHOl
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 24, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!