Tensionet në veri të Kosovës dhe përfundimi i moratoriumit të marrëveshjes së 4 shtatorit kanë bërë që Serbia të nisë sërish fushatën kundër njohjes së saj.
Advertisements
Si veprimi i parë pas përfundimit të këtij moratoriumi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakovicc, në një takim me ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Felix Ramon Plasencia Gonzalez, ka falenderuar shtetin e Venezuelës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe ka falënderuar Venezuelën për përkrahjen e vazhdueshme të çështjes me interesin më të madh për Serbinë, që është pozicioni i qartë i mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.
Advertisements
Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkruan disa zotime. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e fushatës së çnjohjeve së shtetësisë së Kosovës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!