Tre helikopterë të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon NATO: Të qetësohet menjëherë situata

Tre helikopterë të ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën, ndërsa tensionet mes dy shteteve janë rritur gjatë orëve të fundit.

Advertisements

Zëdhënësja e Nato, Oana Lungescu bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.

“NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i NATO-KFOR qëndron për të të siguruar një mjedis të dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, shkruan Lungescu në Twitter.

Advertisements

Qeveria e Kosovës me në krye Kurtin vendosën reciprocitetin për targat. Serbia nga ana e saj nuk e priti mirë këtë hap të Kosovës.

Pas vendosjes së trupave serbe në gadishmëri ku dhe ministri i jashtëm i Serbisë bëri të ditur se janë të gatshëm për çfarëdolloj gjëje që mund të ndodhë dhe do të mbrojnë popullin serb.

Vuçiç gjithashtu kërkoi që të vihej në zbatim Marrëvshja e Brukselit për krijimit e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kurti u shpreh se është i gatshëm për dialog por akoma nuk ëshët bërë e mundur aritja e një nisme të tillë nga dy shtetet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArgjendi flet për akuzat se vijon të jetë i fejuar jashtë programit, sqaron të vërtetën e unazës
Artikulli tjetërKozaku nuk ‘zë mend’/ Futet përsëri live dhe kërcënon Fabio Dushkun: Do i marr peng të ëmën (video)