Angela Merkel kafshohet nga papagalli dhe fotoja e saj me gojën e hapur bëhet virale

Angela Merkel u përpoq të tregonte ndjenjat e saj miqësore me kafshët disa ditë para se të hapen qendrat e votimit në Gjermani për zgjedhjen e zëvendësuesit të saj, pas një mandati 14-vjeçar.

Advertisements

Kancelarja, e cila po bën turneun e saj të lamtumirës në zonën e saj zgjedhore, Mecklenburg-Pomerania, duke mbështetur kandidatin e saj Georg Gooder, ishte në një park zogjsh, ditën e djeshme (23 shtator).

Para kamerave ajo filloi të ushqejë me gëzim një tufë papagallësh. Oferta ishte mjaft e parezistueshme për zogjtë dhe të paktën 10 prej tyre e rrethuan.

Advertisements

Por njëri prej tyre në vend që të merrte ushqimin që iu ofrua nga kancelarja, e kafshoi.

Skena ishte mjaft e pakëndshme.

Merkel e cila gjithmonë është parë në rolin e kancelares së hekurt u duk se u lëndua nga kafshimi i papagallit. Kamerat e madje e kapën atë me një shprehje të pazakontë të dhimbjeve.

Sidoqoftë, ajo shpejt rifitoi qetësinë dhe buzëqeshjen e saj, duke vazhduar të vizitonte kafshët e tjera të lezetshme në park.

Por këtë herë kur iu ofrua të ushqejë një buf evropian, ajo me mirësjellje nuk pranoi, duke thënë: “Jo, jo, unë ushqeva papagallët … “.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ MSH publikon bilancin: Ja sa raste të reja e humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetërE trishtë/ Humb jetën nga Covid-19 mjeku i vaksinuar me të dyja dozat, lë pas të fejuarën 3-muajshe shtatzënë