Moderatorja Bora Zemani dhe ish-konkurrenti i “Përputhen, Atdhe Xharavina janë përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie. Pak ditë më parë, i ftuar në “Shqipëria Live”, Atdheu tha se mes tyre nuk ka asgjë, përpos respektit. Ndërsa Bora tregoi se është beqare gjatë një bisede virtuale me ndjekësit
Advertisements
Mirëpo, pavarësisht deklaratave të tyre, sot thashethemet kanë vazhduar, kur “Kryefjala” publikoi një foto ku dyshja shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke konsumuar cigare.
Pas aludimeve, Bora e detyruar nga gjithë këto lajme e thashetheme, postoi një InstaStory, në të cilën i sqaroi të gjithë për lidhjen.
Advertisements
“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video. Video e “kapjes mat” është hedhur para nja dy muajsh në YouTube dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del. Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër ku kemi ndaluar i gjithë stafi për drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”, shkruan Bora.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!