Buka u rrit me 10 lekë, Arben Ahmetaj: Çmimi i përballueshëm

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se rritja e çmimit të bukës me 10 lekë është e përballueshme. Ahmetaj deklaroi në News 24 se nuk do ketë çmime të detyruara duke theksuar se sipas tij, jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon.

Advertisements

“Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje.

Në parim praktikisht ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të grurit të tregjet ndërkombëtare. Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj ka rritur çmimin e prodhimit të grurit. Është hera e 3-të në 8 vite që ndodh një gjë e tillë. Çmimet në një periudhë kohore rreth 7-8 muaj reflektohen në tregun e brendshëm.

Advertisements

Ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe do të kemi përgjigje për këtë. Dje me porosi të kryeministrit kam pasur një takim me ministren e Financës dhe qeveria do të ulet dhe do të marrë vendime. Nuk do të ketë çmime të detyruara. Do të shkatërronin qytetarët dhe ekonominë. Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon”, deklaroi Ahmetaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeri në mesditë do të ketë kthjellime, pasdite rikthehen vranësirat, ja parashikimi i motit sot
Artikulli tjetërPasi Gilberta e mohoi, Luani flet për lidhjen pas daljes nga ‘Përputhen +40’