Deri kur do të durojmë dhunën e Albin Kurtit? , Vuçiç ‘shpërthen’ ndaj BE dhe NATO

Vazhdojnë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ditën e sotme qarkulloi një lajm nga një media serbe se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrahur tre banorë serbë në vendkalimin kufitar në Bërnjak. Ky lajmi cili u përgënjeshtrua nga policia e Kosovës ka “inatosur” presidentin Vuçiç.

Advertisements

Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç tha se është i shqetësuar pasi ka parë lajmin.

“Ashtë çështje për NATO-n dhe për BE-në pse e lejojnë atë. Ne u treguam atyre qartë se cilët janë kufijtë dhe deri në çfarë mase do të durojmë dhunën e Albin Kurtit dhe forcave të tij. Këtë e dinë evropianët dhe amerikanët, ne e kemi thënë me shumë saktësi. Dhe e kemi thënë shumë saktësisht se cilat janë lëvizjet tona dhe në çfarë radhe po shkojnë”, u tha Vuçiç gazetarëve pas samitit demografik në Budapest.

Advertisements

Ai gjithashtu theksoi se “përpjekjet e reja për të rrezikuar ose përndjekur fizikisht serbët nuk do të ndodhin”.

Presidenti serb gjithashtu tha se është mirë që ende vlen Marrëveshja e Brukselit dhe shtoi se nesër pret mbajtjen e takimit urgjent të Ekipit Drejtues rreth Bashkësisë së Komunave Serbe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e nesërme, 24 shtator 2021
Artikulli tjetërKlas dhe sharm, “sfilata” para Kuvendit, ja si u veshën deputetët e ministrat për seancën e sotme