Alvisa dhe Ada janë përfshirë në një debat me tone të ashpra në studion e Për’puthen.
Advertisements
Alvisa kërkoi që Ada të largohet nga programi ose të kërkojë falje ndaj çdo personi që e ka ofenduar, ndërsa kjo e fundit reagoi duke qeshur, gjë që nevrikosi më keq Alvisën.
Advertisements
Të dyja filluan të flisnin me tone të ashpra derisa Alvisa vendosi që të mos i flasë më Adës sepse pretendon se e ofendon, nuk tregon respekt dhe e injoron sa herë që flet.
Alvisa: Sjellja e Edit nuk më pëlqen fare. Ofendime kanë bërë dhe Mikela dhe Ada që më kanë ofenduar pafundësisht. Në program kam ardhur për ta shijuar dhe për të gjetur dashurinë. Ne jemi në emision, nuk jemi në rrugë. Unë kam probleme me sytë dhe më thotë a shikon nga sytë dhe vi syze. Ofendon vazhdimisht Ada. Çfarë të intereson ty, i thua kokëbosh, i thua je si femër. Nuk të kam ofenduar ty dhe askënd tjetër që kam dinjitetin tim. Ti ose duhet të largohesh ose të kërkosh falje. Shiko sa e pafytyrë është sa fillon e qesh.
Ada: Është një publik i tërë që na ndjek. Alvisa viktimizohet.
Alvisa: Ti je viktimizuar, jo familje…
Ada: Me familjen mos ma përmend. Mos ma ngri zërin mua se je më e vogël se mua.
Alvisa: Nuk ke respekt. Fasada këtu je ti. Ke ardhur për të luajtur me të gjithë ne se i ke gjërat për terezi jashtë.
Ada: Nuk dal nga vetja ime.
Alvisa: Një pyetje të të bëj unë? Më ke ofenduar apo jo?
Ada: Asnjëherë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!