Shoferi serb tenton ta korruptojë me 10 euro, polici në Kosovë i vë prangat

Një qytetar nga Serbia është arrestuar nga policia e Kosovës në Ferizaj pasi ka tentuar ata duke i ofruar një kartëmonedhë me vlerë 10 euro.

Advertisements

Ai është ndaluar nga policia pasi ka qenë duke drejtuar automjetin ndërkohë që përdorte telefonin gjatë rrugës.

“Një qytetar deri sa ishte duke vozitur kamionin në qytetin e Ferizaj, është ndaluar Policia e Trafikut pasi e kishte përdorë telefonin gjatë ngasjes. Me të kërkuar dokumentet e automjetit dhe patentë shoferin, i dyshuari R.V, (1962), mashkull, shtetas i Serbisë, në vend se paraqes dokumentet e kërkuara, kishte nxjerr kartëmonedhën në vlerë prej 10 euro.

Advertisements

Zyrtari policor i kishte tërhequr vërejtjen, duke kërkuar përsëri dokumentet e nevojshme, mirëpo i dyshuari prapë, së bashku me dokumente përsëri ua kishte ofruar kartëmonedhën e njëjtë prej dhjetë euro. Në këtë rast zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të zbresë nga automjeti transportues, të njëjtin e kishin arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata e rëndë nga Covid në Shqipëri/ MSH nxjerr bilancin: Ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë
Artikulli tjetër“Mos ma ngri mua zërin”/ Plas sherri në Përputhen: Nuk jemi në rrugë, duhet të largohesh ose… (fotot)