“Po të vjedhin farmacinë”, pronari shqiptar niset me nxitim drejt vendngjarjes, ndërron jetë rrugës nga infarkti

Ali Skënderi, pronari i një farmacie në Çair të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë tragjikisht nga një infarkt në zemër.

Advertisements

Mediat vendase bëjnë me dije se ai ishte lajmëruar në celular se disa persona ishin futur në farmacinë e tij dhe po e grabisnin.

Rrugës për te farmacia e tij në rrugën “Xhon Kenedi” ai ka ndërruar jetë. Skënderi ka lënë pas katër fëmijë, tre vajza dhe djalin e porsalindur.

Advertisements

Menjëherë pas denoncimit së rastit, në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorit të grabitjes. /Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Trajleri përmbyset në mes të rrugës, bllokohet aksi Kavajë-Durrës (foto)
Artikulli tjetërSituata e rëndë nga Covid në Shqipëri/ MSH nxjerr bilancin: Ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë