Boksieri shqiptar, Florian Marku, u shoqërua jashtë skenës nga sigurimi, sepse u përlas ashpër verbalisht, madje u ngrit në këmbë për t’u ndeshur aty edhe fizikisht me kundërshtarin e së shtunës, Maxim Prodan. Gjithçka ndodhi në konferencën e shtypit Joshua vs Usyk.
Advertisements
Florian Marku has to be held back by security after trying to fight Prodan at Anthony Joshua undercard press conference
Advertisements
Boksieri ynë i peshës së mesme sfidon rumunin Prodan për titullin ndërkombëtar IBF. Dueli është planifikuar për pasnesër, në “Tottenham Hotspur Stadium”. Rivaliteti mes tyre u prezantua kështu në sytë e të gjithëve, para kamerave. Imagjinoni çfarë do të ndodhë në ring, të shtunën!
Joshua vs Usyk: Florian Marku was hauled away by security after shoving opponent Maxim Prodan – Q Radio
Marku u përpoq të përballej fizikisht me Prodan, gjatë një shkëmbimi fjalësh të nxehta, por u ndalua nga sigurimi. Më pas e shtyu rivalin e tij rumun teksa pozonin për fotografinë zyrtare para dyluftimit.
“Ai kurrë nuk ka boksuar dikë si unë në jetën e vet. Do t’ia tregoj të shtunën, – kishte thënë Marku. – Kam dëgjuar gjithashtu në intervistën e tij se Floriani ka hyrë gabimisht në këtë sport. Unë do t’iu tregoj të gjithëve se çfarë niveli jam nga kjo e shtunë. Do ta shihni.
Tempers flare between Prodan and Marku | Video | Watch TV Show | Sky Sports
Ky është fillimi, ky është momenti im. E kam pritur që fëmijë i vogël këtë moment. Unë flas shumë, por e bëj shumë më mirë punën në ring, ju do ta shihni të shtunën”. Prodan iu përgjigj: “Unë nuk flas shumë si Floriani, por do ta shohim të shtunën. Marku, ti je askushi. Ti po vjen nga një sport tjetër. Unë do të të tregoj se çfarë është boksi të shtunën”.
Florian Marku
Ish-kikboksieri shqiptar nuk e përmbajti veten pas këtij injorimi sy më sy dhe para kamerave, ndaj shpërtheu me zemërim, duke u ngritur në këmbë dhe kërkuar duel fizik aty për aty: “Ne mund të dyluftojmë këtu nëse do. Le të përballemi këtu. Eja, luftojmë këtu”.
Sigurimi më pas ndërhyri dhe e largoi Markun nga salla ku ndodhi ky debat tepër sfidues, pasi ishte ngritur nga vendi i tij dhe tentoi për nga Prodan. Shikoni në video atë që ndodhi mes dy boksierëve, ku Florian Marku e “nxori luanin” nga vetja qysh në konferencë për shtyp, pa shkuar ende në ring:
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!