“I dashuri i gruas erdhi më takoi”/68-vjeçari rrëfen si e ka dhunuar gruaja për 35 vite: Me dy të tjerë inskenoi një rrëmbim dhe më…

Maloku në një rrëfim të ndjerë tregon kalvarinë e peripecive të shkaktuar nga gruaja e tij e dhunshme, e cila ka inskenuar dhe një rrëmbim të dhënushëm për ta shtruar në psikiatri.

Advertisements

68-vjeçari rrëfeu kalvarin e gjatë të një jete mbushur plot peripeci në jetën bashkëshortore. Maloku akuzoi ish-bashkëshorten për organizimin e një rrëmbimi të tij dhe se e detyroi të shtrohej në spitalin psikiatrik.

“Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm ndaj meje sidomos nëna ime shumë e kujdesshme e cila më kishte pikë të dobët. Kërkuan që unë të krijoja një jetë të mirë. U njoha me bashkëshorten në vitet ‘80 me dashuri.

Advertisements

Ne e pëlqyem vetë njëri-tjetrin, erdhën në jetë 3 fëmijë të cilët i kam rritur i kam shkolluar dhe i kam martuar, por në martesën e vajzës së fundit gruaja më pohoi dhe më tha që nuk të dua më, dua dikë tjetër. Një ditë kishim dalë së bashku dhe i dashuri i gruas erdhi dhe e takoi dhe më pohoi mua se e kam njeriun tim.

Gruaja ime sa hyri në xhami të predikonte ndryshoi dhe u bë tjetër njeri. Më vonë gruaja ime filloi të më merrte vjedhurazi paratë. Ajo filloi të fliste me telefon me atë person tjetër. Unë menjëherë pas kësaj ngjarje kërkova divorcin.

Gruaja ime luajti shumë prapaskena pas krahëve të mi. Bashkëpunëtor me këtë është edhe i plotfuqishmi i zonës i cili ma ka marre me detyrim firmën e urdhrit të mbrojtjes. Ai polic më ka ardhur në shtëpi dhe më ka dhunuar, është bashkëpunëtor i ish-bashkëshortes time”, tha 68-vjeçari.

E pranishme në emission ishte dhe motra e 68-vjeçarit e cila tregoi sit ë vëllain e saj e shtruan në spitalin psikiatrik nën kërcënimin e armës. Fajtor për këtë ngjarje motra e Hyqmetit bën kunatën së bashku me dy policë, dhuna e të cilëve dhe sot bën që 68-vjeçari të ketë frikë të kthehet në shtëpi.

“Vëllai im nuk është i çmendur, bashkëshortja së bashku me dy punonjës policie e kanë çuar me pistoletë në kokë në psikiatri. Vëllai ka frikë të shkojë në shtëpi pasi ata të tre kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar vëllain të shtrohej në psikiatri”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, punonjësi i policisë në një komunikim telefonik tha se ka ndjekur procedurat ligjore për rastin në fjalë.
“Unë bëj procedurën sipas ligjit dhe kam të drejtë të pranoj denoncimet e qytetarëve. Kam të drejtë të pranoj denoncimet”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonflikti për targat/ Serbia dërgon forca ushtarake nga ajri pranë kufirit të Kosovës (VIDEO)
Artikulli tjetër“Këtu është Shqipëria”/ Florian Marku ‘nxjerr luanin’ nga vetja, tenton ta ‘hajë të gjallë’ kundërshtarin (video)