Burime jozyrtare bëjnë me dije për Fax News, se Adriatik Lalla ka kërkuar azil politik në Zvicër.
Advertisements
Ish-kryeprokurori i cili është larguar që prej ditëve të para të Shtatorit nga Shqipëria, dyshohet se do të përdorë argumentin e go ditjes politike, për të kërkuar azil në shtetin zvicerian.
Përtej kërkesës për azil, Llalla do të luajë edhe kartën e sëmundjes së tij, në mënyrë që të shmangë ekst radimin.
Advertisements
Llalla ka pasur një përplasje publike me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e konsideroi si një nga bllokuesit e Reformës në Drejtësi, dhe ky argument pritet që të përdoret prej Llallës për të përfituar azil.
Ish-kryeprokurori Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg, ndërkohë që në seancën ku u dha vendimi, vetë ai nuk ishte i pranishëm, pasi ishte larguar nga Shqipëria.
Në disa intervista televizive, por edhe një letër që i ka drejtuar DASH, Llalla thotë se ka pasur presion të madh, që të arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, edhe pse nuk kishte prova në ngarkim të tyre.
Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fsheje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë orej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij jë gjermani.
Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rret 22 mijë m2 tolë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, ish kryeprokurori nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!