Llava e vullkanit Cumbre Vieja në La Palma të ishujve Canarie po i afrohet detit, e kur të mbërrijë aty mund të ketë “shpër thim”, lëshim gazi t oksik e “shi acid në Europë” sipas gjeologut José Mangas, i cili uron megjithatë që kjo të mos ndodhë, por nuk e përjashton si mundësi.
Advertisements
Llava vazhdon e pafrenuar rrugëtimin e saj duke gëlltitur çdo gjë që i del përpara teksa materiali vullkanik që vazhdon të dalë nga Cumbre Vieja mbërrin temperaturën 1.100 gradë dhe avancon me një shpejtësi prej 700 metrash në orë.
Vullkani shpërtheu të dielën duke çliruar llavë, tym dhe hi në ajër nga parku kombëtar Cumbre Vieja. Bashkia menjëherë u bëri thirrje banorëve të “jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, të qëndrojnë larg zonës dhe të mos dalin në rrugë. Televizioni spanjoll tregonte lavën që shpërthente dhe shtëllungat e tymit mund të shiheshin nga i gjithë ishulli.
Advertisements
Shpërthimi u parapri nga më shumë se 22,000 lëkundje në zonën e konsideruar një nga rajonet më aktive vullkanike në Kanarie. Shpërthimi më i hershëm vullkanik i regjistruar në La Palma, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll, ka ndodhur në vitin 1430.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!