Hapja e shkollave, Tomini tregon çfarë është parashikuar të ndodhë në muajt e ardhshëm

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar se hapja e shkollave mund të sjellë edhe rritjen e rasteve të reja me Covid në vend.

Advertisements

Tomini tha se është e pritshme që rifillimi i mësimit dhe grumbullimi i nxënësve do të sjellë tendencë rritëse.

“Ky fakt e lehtëson më shumë se zinxhiri i transmetimit midis mësuesve që janë të detyruar të vaksinohen, mbetet hallka e nxënësve. Disa hallka pavarësisht rritjes së pozitivitetit kemi përballje qoftë për shtrimet, por edhe strukturat spitalore. Të gjitha gjasat janë që mund të kemi një trend më të rritur me grumbullimet. Por gjithçka është dinamike, do të vlerësohet hap pas hapi duke zbatuar protokollet. Aktualisht duke parë që mbulesa vaksinave po shkon në nivele të kënaqshme dhe shëndeti mendor të qenurit sa më parë mësimdhënies ka rëndësi. Vjeshtë-dimër do të ketë tendecë rritje. Nëse do krahasojmë periudhat e vjetshme kemi pasur pozitivistet shumë herë më të lart se tani,” u shpreh ajo.

Advertisements

Ndërkohë që arsimtarët janë në kategorinë e vaksinimit të detyruar, zv.ministrja tha se me hapjen e shkollave ata duhet të tregojnë edhe certifikatën që vërteton se kanë marrë vaksinën. Vaksinimi me detyrim për këtë kategori sipas Tominit mbështet në ligjin për sëmundjet infektive.

“Detyrimi ligjor ose urdhri për të paraqitur certifikatën bazohet në ligjin për sëmundjet infektive. Por sa sa i përket urdhrit të mësuesve del në vijim që data 27 përkon me fillimin e mësimit, përkon edhe me ligjërimin e një detyrimi të tillë për të paraqitur certifikatën. Bazohemi te ligji për sëmundjet infektive.

Individët që e kanë kaluar aplikimi i një vaksine nxit një mbrojtje më të fortë. Studime të pjesshme kanë treguar se një individ i vaksinuar nuk transmeton virus në të njëjtën ngarkesë si një i pavaksinuar. Agresiviteti i grimcave ndryshon. Kohëzgjatja e transmetueshmërisë në interval kohor te një i vaksinuar është më e shkurtër,” tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBruno i ‘Përputhen’ puth në buzë Arilena Arën gjatë emisionit(Video)
Artikulli tjetërNuk ka me asnjë dyshim, vajzat e kësaj shenje të zodiakut janë ‘më të çmendurat’