Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar me anë të një deklarate për situatën e krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë Kurti për vendosjen e reciporocitetit të targave mes dy vendeve.
Advertisements
Rusia i ka bërë thirrje Kosovës që të tërheqë urgjentisht njësitë policore nga veriu i Kosovës pasi kjo është një përpjekje e hapur për të pushtuar dhe zaptuar terrioret e banuara nga serbët vendas.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga përkeqësimi i situatës në rajonet veriore të krahinës autonome serbe të Kosovës … Në thelb, është një përpjekje e shqiptarëve lokalë për të pushtuar zonat e populluara nga serbët e krahinës dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës që urgjentisht të tërheqin njësitet policore nga provinca veriore dhe të shohin për zgjidhje të situatës”, thuhet në deklaratë.
Advertisements
Rusia ka bërë gjithashtu thirrje BE dhe SHBA që të rrisin presionin në mënyrë që Kosova të ndërpresë “skenarin shkatërrues” që po paraqet përpara ndërkombëtarëve.
“Ne presim që mbrojtësit amerikanë dhe evropianë të Prishtinës më në fund të kenë një efekt kthjellues të mbrojturit e tyre në mënyrë që të shmangin një skenar destruktiv që kërcënon të gjithë rajonin”, thuhej më tej në deklaratë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!