Vendimi për Adriatik Lallën, Policia i shkon në banesë për ta arrestuar, momenti kur uniformat blu mbërrijnë në shtëpi

Policia e Shtetit ka shkuar sot në mbrëmje për të zbatuar urdhrin e SPAK, me qëllim arrestimin Adriatik Llalla. Për ish-kryeprokurorin sot Gjykata e Apelit dhe vendimin e formës së prerë duke e dënuar atë me 2 vite burg.

Advertisements

Siç duket edhe nga fotoja, pranë banesës shihen forcat e policisë, por ish-kryeprokurori Llalla nuk ndodhet në shtëpi.

Pas procedurave, forcat e policisë u larguan nga banesa e Llallës.

Advertisements

Edhe më herët u raportua se Llalla mund të jetë larguar në jashtë Shqipërisë, dyshimet janë për në Turqi, por ende nuk dihet.

Adriatik Llalla u dënua sot nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, duke lënie në fuqi vendimin e shkalles se pare.

Llalla u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në një prononcim për mediat avokati Sokol Hazizaj bëri me dije se Llalla ndodhet në regjim spitalor, ndërsa e konsideroi vendimin e dënimit si të padrejtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ I vaksinoi gruan, burri ‘kap me grushta’ infermieren pse nuk i mori leje
Artikulli tjetërLajmi fundit/ E rëndë në Vlorë, makina ‘fluturon’ në ajër 36-vjeçarin