Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar pas dënimit të formës së prerë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Advertisements
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se është mirë të shihet drejtësia e vendosur kundër zyrtarëve të korruptuar.
Ambasadorja inkurajon prokurorët që të veprojnë kundër zyrtarëve që keqpërdorin postin, pavarësisht sa të fuqishëm janë ata. “Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
Advertisements
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, thotë Kim.
DENIMI I ADRIATIK LLALLES
Sot Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Po ashtu vendimi përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë së ish-kryeporokurorit.
Në një prononcim për mediat avokati Sokol Hazizaj bëri me dije se Llalla ndodhet në regjim spitalor, ndërsa e konsideroi vendimin si të padrejtë.
LLALLA ËSHTË LARGUAR NGA SHQIPERIA
Nderkohe burime nga Policia bëjnë me dije se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit.
Destinacioni i mundshëm i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ish-kryeprokurori ndodhet ende në këtë shtet.
Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet në Shqipëri apo jashtë vendit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!