LAJMI FUNDIT/ MSH publikon të dhënat: Ja sa raste të reja dhe vdekje u regjistruan 24 orët e fundit

160 raste pozitive me Covid-19 dhe 5 humbje jete. Ky është bilanci për të dhënat pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë.

Advertisements

Janë shëruar 1.039 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 149.820 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i MSH:

Advertisements

22 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

-Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820

-Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shpejtësi ‘skëterrë’ deri në 200 km/h! Policia u bën ‘kërdinë’ shoferëve të ‘çmendur’ me gjoba e heqje patentash (VIDEO)
Artikulli tjetër“Sa herë të bëni s*ks fitoni sevape”/ Gazetari i njohur shqiptar shpérthén ndaj Imamit: Tipat si ti shkojnë në…