“Sharrohet” me plumba makina e këshilltarit të presidentit, i gjithë shteti në këmbë! (VIDEO)

Persona të paidentifikuar lëshuan një breshëri pl umbash mbi makinën e këshilltarit kryesor të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një përpjekje të mundshme për ekze kutimin e tij.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë vendin. Nga sulmi mbi automjetin e Serhiy Shefir mbeti i plagosur rëndë shoferi i tij, ndërsa këshilltari vetë nuk është lë nduar. Më shumë se 10 pl umba goditën makinën në afërsi të fshatit Lesnyky të ndodhur pranë kryeqyteti Kiev, thuhet në deklaratën e policisë. Autoritetet kanë nisur një hetim penal për vr asje me paramendim.

“Personat e panjohur përdorën ar më automatike të kalibrit 7.62,” shkroi Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova në Facebook, duke shtuar se njësitë hetimore u dërguan me urgjencë në vendngjarje.

Advertisements

Reuters thotë se Shefir drejton një grup këshilltarësh të presidentit Zelensky, i cili ndodhet aktualisht në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së. Zelenskyy erdhi në pushtet me premtimin të përdorë një dorë të hekurt mbi mbi oligarkët e Ukrainës, Mykhailo Podolyak, një tjetër këshilltar i presidentit, tha se tentativa për vrasje mund të jetë rezultat i asaj lu fte, por “ne e theksojmë”, u shpreh ai, “se politika e presidentit që synon transformimin rrënjësor të shtetit do të mbetet e pandryshuar” .

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet Brataj: Viti i ri akademik mund të jetë online! A do të kemi aplikim të dozave të treta të vaksinave anti-Covid?
Artikulli tjetërNgjarje tragjike/ Rrëzohet avioni me pasagjerë, asnjë i mbijetuar!