Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës rihter shkundi paditen e djeshme Tiranën dhe për koincidencë përkonte në të njëjtën orë dhe datë sikurse tërmeti i 21 shtatorit të 2019.
Advertisements
Mirëpo për sizmologun Rrapo Ormeni, kjo është thjeshtë një rastësi dhe tërmeti i djeshëm nuk ka lidhje me atë të shtatorit të 2019.
“Këto lëkundje janë normale për vendin tonë. Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë, pavarësisht se koencidon data dhe ora, sepse këto 2 tërmete janë në zona të ndryshme. Tërmeti i Durrësit i 21 shtatorit ishte me magnitudë 5.8 Rihter, ndërsa ky tani është tërmet i vogël me madhësi 3.9 Rihter”, u shpreh sizmologu.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!