Të gjithëve duket se na duhet vazhdimisht diçka se ku të besojmë… Dikush mbështetet tek logjika, dikush tek energjitë, dikush tek forcat e universit, dikush tek Zoti apo besimi përkatës fetar, dikush tek yjësia, pozicioni i planetëve dhe parashikimi i fatit. Dhe kur bëhet fjalë për astrologjinë, dihet se kurioziteti na takon thuajse të gjithëve.
Advertisements
Ajo çka yjet rezervojnë për fatin e njerëzve ngjan gjithmonë interesante. Por deri në çfarë pike zgjedh secili prej nesh ta organizojë dhe kushtëzojë ditën dhe planet e tij prej parashikimit astral, kjo mbetet subjektive. Një kategori njerëzish zgjedh të planifikojë madje dhe shtatzëninë në varësi të astrologjisë, duke bërë të mundur me këtë mënyrë që fëmija që do të sjellin në jetë të jetë i shenjës së tyre të preferuar.
Pikërisht lidhur me këtë temë është folur sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku të ftuar kanë qenë Meri Shehu, Bledi Strakosha, Lorna Hysa e cila është mjaft e pasionuar pas astrologjisë dhe Manuela Canaj në profesion juriste.
Advertisements
Meri Shehu ka treguar gjatë bisedës se lindja e një fëmije lidhet shumë dhe me astrologjinë e kjo varet shumë nga pozicioni i planetëve dhe se parashikimi i lindjes përmes astrologjisë ndryshon fatin e njeriut.
Meri Shehu: Në momentin e lindjes shpërndahet një energji. Shumëkush thotë që ne lindim të barabartë , njerëzit nuk kanë lindur të barabartë, unë e kam hedhur poshtë këtë teori dhe të gjithë ata që studiojnë. Dikush mund të lindë fizikisht i fortë, dikush lind fizikisht i dobët, për shembull me probleme shëndetësore. Dikush lind në një familje të pasur, dikush lind në një familje të varfër, dikush lind në Shqipëri dhe dikush në Amerikë.
Mund ta ndryshosh fatin në bazë të energjive të planetëve. Për shembull, nëse ti lind në një natë pa hënë, ndoshta energjia e hënës nuk është kaq e shprehur tek ty dhe të mundon psikologjikisht brenda vetes ose tek femrat mund të sjellë probleme emocionale të cilat më vonë mund të përkthehen në probleme shëndetësore.
Nëse ti lind në një rrezatim të bukur yjesh, ose energjia e yjeve është marrëse, ti merr energji jo vetëm jep.
Rudina Magjistari: Çfarë kuptimi ka kur ti e zhvendos vetë datën e lindjes?
Meri Shehu: Nuk mund të ndryshosh tre mujoheshin, por mund të ndryshosh datën, një javë ose dy javë, por varen nga pozicionet e planetëve që mund të jenë atë ditë. Për shembull, pozicioni i hënës në lidhje me diellin.
Është një metodë, nëse ti di diçka është kulturë, nëse ti e di që ajo ditë që mund të përzgjedhësh për të lindur fëmijën ka pozicione të bukura planetare, kjo do të thotë që fati mund t’i paraprijë më mirë këtij njeriu
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!