Deputeti shqiptar në parlamentin serb mbështet Kosovën: Vendim i drejtë! Duhet presion…

Pas tensioneve në rritje në veri, Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi e ka cilësuar të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit, duke ndaluar hyrjen në territorin e saj të makinave me targa serbe.

Advertisements

I ftuar në Radarin Informativ, Kamberi deklaroi se Serbia po manipulon prej 10 vitesh duke mos respektuar marrëveshjen që e ka nënshkruar vetë.

Ai theksoi se Serbia nuk do të tërhiqet pa ndonjë presion ndërkombëtar nga BE dhe Uashingtoni.

Advertisements

“Njësoj më sytë e njëjtë siç e shikon edhe qeveria në Prishtinë. Është Serbia ajo që manipulon dhe për 10 vite me radhë nuk respekton një marrëveshje që e ka nënshkruar vetë., Marrëveshjen e targave Serbia prej 10 vitesh po refuzon ta respektojë. Serbia nuk ka marrë asnjë aksion deri tani që ta zgjidhë këtë problematikë. Edhe vendimi në Prishtinë është i imponuar nga qëndrimi i Serbisë.

Fakti është për 10 vite me radhë BE nuk ka arritur ta bindë Serbinë që ta respektojë këtë marrëveshje. Këto kemi jo një mungesë të një marrëveshje por mungesë të vullnetit për të respektuar një marrëveshje. Besoj që do fillojë ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetësuar dhe të pranuar nga të dy palët. Dyshoj se Serbia mund të tërhiqet pa ndonjë presion ndërkombëtar”, tha Kamberi.

Kamberi shtoi se retorika e Vuçiç mund të ashpërsohet në vijim duke qenë se Serbia vitin tjetër zhvillon zgjedhjet presidenciale.

“Situata e tensionuar ka të bëjë me pjesën e veriut. Retorika e sotme është e karakterit verbal dhe aty do të përfundojë. Kjo është një retorikë e brendshme e Vuçiç që do të ashpërsohet sa më afër të vijnë zgjedhjet e vitit të ardhshëm për president.

Ka një marrëveshje për njohjen e diplomave universitare. Serbia nuk po e bën dhe po i shkakton telashe rinisë shqiptare. Kjo ka ndikuar në masë të madhe në migrimin e popullsisë shqiptare dhe vazhdimin e diskriminimit. Kërkesa për reciprocitet është e drejtë”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherri i paparë mes vajzave të “Përputhen”/ Ik bëj hundën se e ke skandal!
Artikulli tjetërVranësira dhe reshje të dendura shiu në këto zona/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme